DASH po e shqyrton me seriozitet nëse Serbia ua keqpërdori për terrorizëm Humveet që ia dhuroi

DASH po e shqyrton me seriozitet nëse Serbia ua keqpërdori për terrorizëm Humveet që ia dhuroi

Departamenti Amerikan i Shtetit, është duke shqyrtuar me seriozitet nëse Serbia keqpërdori automjetet ushtarake të dhuruara nga SHBA muaj më parë. Kjo meqë autoritetet e larta kosovare, deklaruan se terroristët serbë përdorën automjete ushtarake të llojit Humvee, në stërvitjet për përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, dhe njëri prej tyre u përdor edhe në aktin […]

Departamenti Amerikan i Shtetit, është duke shqyrtuar me seriozitet nëse Serbia keqpërdori automjetet ushtarake të dhuruara nga SHBA muaj më parë.

Kjo meqë autoritetet e larta kosovare, deklaruan se terroristët serbë përdorën automjete ushtarake të llojit Humvee, në stërvitjet për përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, dhe njëri prej tyre u përdor edhe në aktin terrorist në Banjskë, transmeton klankosova.tv.

Vendimin e shqyrtimit për këtë çështje, e konfirmoi Departameti i Shtetit Amerikan.

”Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht çdo pretendim që përfshin pajisje të ofruara nga SHBA kudo në botë”.

”Ne jemi duke e shqyrtuar këtë çështje”, thuhet në përgjigjie për klankosova.tv.

Kujtojmë se qe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ai i cili në një konferencë me gazetarë transmetoi pamje nga droni, me të cilat konfirmonte se terroristët serbë kishin përdorur automjetet e tipit Humvee.

”Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak të këtij grupi terrorist vërehen edhe automjetet e tipi Humve, dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuar nga Policia e Kosovës, të sulmit terrorist është përdorur në të njëjtin ushtrim”.

Kjo rezulton në një konstatim se Serbia keqpërdori automjetet e tipit Humvee, të cilat më parë ua dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ushtrisë serbe iu ishin dorëzuar 66 automjete të blinduara Humvee (HMMVV – High Mobility Multiopurpose Ëheeled Vehicle).

Kjo ishte dërgesa e parë nga gjithsej 118 automjete të porositura.

Ato ishin blerë përmes një kontrate tregtare me kompaninë amerikane “AM General”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?