BQK: Sektori i sigurimeve shënoi rritje të lartë të aktivitetit

BQK: Sektori i sigurimeve shënoi rritje të lartë të aktivitetit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) na ra­portin tre mujor të vlerësimit të ekonomisë për tremujorin e parë të këtij viti ka vlerësuar se sektori i sigurimeve shënoi rritje të lartë të aktivitetit për të katërtin vit me radhë edhe përkundër sfidave me cilat u përball sektori dhe i gjithë sistemi financiar në vend. Sipas raportit […]

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) na ra­portin tre mujor të vlerësimit të ekonomisë për tremujorin e parë të këtij viti ka vlerësuar se sektori i sigurimeve shënoi rritje të lartë të aktivitetit për të katërtin vit me radhë edhe përkundër sfidave me cilat u përball sektori dhe i gjithë sistemi financiar në vend.

Sipas raportit të BQK-së asetet e sektorit të sigurimeve përfaqësuan 2.9 përqind të gjith­sej aseteve të sistemit financiar në fund të marsit 2023.

“Vlera e gjithsej aseteve në fund të peri­udhës arriti në 289.9 milionë euro, që pa­raqet rritje vjetore prej 15.5 përqind, duke vazhduar trendin e rritje dyshifrore në katër vitet e fundit (grafik 40). Zgjerimi i sektorit kryesisht erdhi si rezultat i rritjes së rezervave teknike, që burojnë nga primet e shkruara, si dhe kapitalit vetanak (kapitalit aksionar dhe fitimit të realizuar). Në kuadër të aseteve, rritjen më të theksuar shënoi kategoria e de­pozitave të mbajtura në bankat komerciale, që janë kryesisht në formë të depozitave të afatizuara. Kategoria e dytë për nga pesha, ajo e Letrave me Vlerë të Qeverisë së Kosovës, shënoi rritje në këtë tremujor krahasuar me gjendjen në mars 2022” thuhet në raportin e BQK-së.

Më tutje aty thuhet se vlera e primeve të shkruara në tremujorin e parë të vitit 2023 ar­riti vlerën prej 34.2 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.1 përqind.

Sipas tyre, rritja e primeve të shkruara re­flekton kryesisht rritjen e primeve të shkru­ara të kategorisë ‘aksidenti dhe shëndeti’ në kuadër të sigurimit vullnetar dhe ‘përgjegjë­sisë motorike ndaj palës së tretë’ në kuadër të sigurimit të detyrueshëm.

“Primet e shkruara ndaj sigurimit të de­tyrueshëm vazhdojnë të kenë peshën më mad­he, prej 53.2 përqind të gjithsej primeve të shkruara jo-jetë. Rritja e primeve në kuadër të sigurimit ‘aksidenti dhe shëndeti’ (për 25.8 përqind) është sinjal pozitiv për rritje të num­rit të qytetarëve që posedojnë sigurim shënde­tësor. Përderisa, rritja e primeve të sigurimit të detyrueshëm reflekton kryesisht kategorinë e ‘sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë – MTPL’, që shënuan rritje për 10.2 përqind” thuhet në raportin e vlerësimit tre mujor të ekonomisë të hartuar nga BQK-ja.

Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit dhe Byroja Ko­sovare e Sigurimeve në tremujorin e parë të vitit 2023 arriti vlerën prej 19.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 35.0 përqind.

Sektori i sigurimeve në tremujorin e parë të vitit 2023 realizoi fitim në vlerë prej 2.3 milionë euro (0.4 milion euro në periudhën e njëjtë të një viti më parë).

Vlera më e lartë e fitimit të realizuar kundrejt vitit të kaluar erdhi si rezultat i vlerës më të lartë të hyrave të arkëtuara nga primet e shkruara krahasuar me vlerën e shpenzimeve për dëmet të paguara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?