Blinken takohet me Abbasin: Koordinim me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas për të diskutuar për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit. Blinken potencoi se është koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit. “Pata rastin të takohem me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas për të diskutuar për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
Blinken potencoi se është koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.
“Pata rastin të takohem me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Kam detajuar përpjekjet e SHBA-së për t’u koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shkroi Blinken në platformën X.












