BE nuk ia heq masat Kosovës: S’kemi parë hapa kuptimplotë për shtendosje në veri

BE nuk ia heq masat Kosovës: S’kemi parë hapa kuptimplotë për shtendosje në veri

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se shtetet e unionit nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje të plotë të situatës në veri andaj edhe masat ndëshkuese mbeten në fuqi. “Masat e prezantuara për Kosovën ishin reagim direkt ndaj eskalimit që pati, apo mungesës së shtendosjes që kemi parë më […]

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se shtetet e unionit nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje të plotë të situatës në veri andaj edhe masat ndëshkuese mbeten në fuqi.

“Masat e prezantuara për Kosovën ishin reagim direkt ndaj eskalimit që pati, apo mungesës së shtendosjes që kemi parë më herët, nuk po flas për 24 shtatorin, po flas për periudhë para kësaj.

Shtetet anëtare ende nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje kuptimplotë, për këtë arsye masat janë ende në fuqi”, ka thënë Stano.

Ai gjatë një konference për medie tha se BE është ndërmjetësuesi i sinqertë i dialogut duke i ndihmuar palët të gjejnë një konsensus.

“E kemi përsëritur shumë herë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë rreth kësaj. Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon pashmangshëm nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër, të dy palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të vazhdoj dhe palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë kuptimplote duke arritur kompromisin e nevojshëm për t`i normalizuar raportet”, është shprehur Stano.

Zëdhënësi i BE-së nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka ndonjë pako të masave për Serbinë, mirëpo ka theksuar se janë duke e pritur hetimin e plotë.

“Kur jemi tek hetimi, më duhet ta përsërisë atë që kam thënë shumë herë tani më, presim rezultatin përfundimtar të hetimit të plotë. Kur të përfundohen hetimet, e BE-ja të ketë rezultatet, e të ketë pamje të qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush qëndron prapa kësaj, atëherë shtetet anëtare do të vendosin për hapa tjerë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?