“Baba i kombit”, “Ma i miri i tanëve” – Rama e Abazoviqi me shumë buzëqeshje s’i kursejnë komplimentet për njëri-tjetrin

Sot derisa kryeminsitri i Shqipërisë po priste liderët e vendeve të Ballkanit, një përqafim të ngrohtë pati për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Periskopi. Por takimi i tyre nuk mjaftoi vetëm me përqafime. Të dy nuk kursyen as komplimentet për njëri-tjetrin. “O ma i miri i tanve, hajde”, i thotë Rama Abazoviqit […]
Sot derisa kryeminsitri i Shqipërisë po priste liderët e vendeve të Ballkanit, një përqafim të ngrohtë pati për kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkruan Periskopi.
Por takimi i tyre nuk mjaftoi vetëm me përqafime. Të dy nuk kursyen as komplimentet për njëri-tjetrin.
“O ma i miri i tanve, hajde”, i thotë Rama Abazoviqit i cili zbret nga vetura.
“Baba i kombit”, ia kthen Abazoviq me buzëqeshje.
Kujtojmë se në Tiranë sot mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.
VIDEO: Kallxo.com












