AUV-i asgjëson 64 kg mish në lokalin ku dyshohet se u helmuan 100 persona

AUV-i asgjëson 64 kg mish në lokalin ku dyshohet se u helmuan 100 persona

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 64 kilogram mish në lokalin ku u helmuan 100 qytetarë në Malishevë. Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Klan Kosova se pas përfundimit të monstrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar. “Janë evidentuar të gjitha produktet prezentë ne lokal. […]

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar 64 kilogram mish në lokalin ku u helmuan 100 qytetarë në Malishevë.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë për Klan Kosova se pas përfundimit të monstrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar.

“Janë evidentuar të gjitha produktet prezentë ne lokal. Aty kryesisht janë gatuar ushqime te shpejta: Hamburger, doner, tost piza etj. marre origjina e produkteve prezentë, është gjurmuar procesi i gatimit deri të produktet finale per konsum. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD. Janë marrë 5 mostra të produkteve ushqimore: 2 mostra nga sosat 1 moster nga doneri i përpunuar dhe dy mostra nga mishi i bluar pleskavicë qofte të pa përpunuara Dhe janë marrë 26 strisho nga hapësirat e punës mjetet e punës dhe duart e personelit. Të gjitha mostrat janë marre sipas procedurës standarde operative në bashkëpunim me IKSHP. Të gjitha mostrat janë nisur për laboratorin e IKSHP Prishtinë ku edhe do të testohen në disa parametra”, u shpreh Thaçi për Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të mostrimit produktet të cilat nuk kanë poseduar dokumentacion janë asgjësuar sasia totale 64 kg kryesisht mish produkte mishi. Lokali nga mbrëmë është mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër të organeve kompetente”, vazhdoi ai.

Ai theksoi se janë duke monitoruar gjendjen e pacientëve në bashkëpunim me IKSHP.

“Ditën e sotme është vazhduar me procedurat gjurmuese mbledhje të fakteve bashkë me prokurorinë ku janë marrë dokumente dhe mjete pune dhe produkte të cilat nevojitën për shërbim të ushqimit. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve në bashkëpunim me IKSHP.

“Janë duke u kryer anketat epidemiologjike dhe ne vazhdimësi merren mostra të koprokultures dhe vjeljeve për analiza në institut. Me qellim të identifikimit të shkaktarit qe ka çuar deri të helmimi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?