Ankohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, kërkojnë masën e paraburgimit për terroristin Radoicic

Ankohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, kërkojnë masën e paraburgimit për terroristin Radoicic

Dje, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paraqitur ankesë kundër vendimit të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili ka refuzuar propozimin e kësaj prokurorie për të caktuar paraburgimin e Milan Radojiçiqit për shkak të rrezikut se mund të arratiset. Në ankesë, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e vendimit i […]

Dje, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paraqitur ankesë kundër vendimit të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili ka refuzuar propozimin e kësaj prokurorie për të caktuar paraburgimin e Milan Radojiçiqit për shkak të rrezikut se mund të arratiset.

Në ankesë, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e vendimit i cili ia mundëson ndalimin e Radoiçiqit, sipas përgjigjes dërguar portalit N1.

Vendimi për ankesën duhet të merret nga paneli i trupit jogjykues në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Radoiçiq u mor në paraburgim më 3 tetor, kur u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë. Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.

Pa dy ditësh gjykata e lartë në Beograd ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, për paraburgim.

Gjyqtari i çështjes i ka caktuar arrest shtëpie ndërsa i ka ndaluar të kalojë në territorin e Kosovës.

“Radoiçiqit i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në stacionin policor”

Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë njoftuar se terroristit Radoiçiq, i është konfiskuar pasaporta, ndërsa i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet.

Ditë më parë, ai pranoi përmes avokatit e tij që kishte organizuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiq njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?