Agresioni në Banjskë, pjesë e agjendës së liderëve evropian në Granada

Agresioni në Banjskë, pjesë e agjendës së liderëve evropian në Granada

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura. Nga e mërkura atje po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe homologu i […]

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi i liderëve të shteteve evropiane në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), gjatë ditës së sotme në Granada të Spanjës, ndonëse diskutimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Nga e mërkura atje po qëndron edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq.

E para e shtetit të Kosovës pas arritjes në Granada  ka treguar në platformën X, se në këtë samit do diskutojë sfidat e sigurisë së Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë.

”Në takime me kolegët udhëheqës, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë”, shkroi Osmani.

Agjendës së diskutimeve evropiane iu shtua Kosova, pas agresionit të 24 shtatorit që u bë nga një grup i serbëve i drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, të cilët në Banjskë të Zveçanit e kanë sulmuar një njësi patrulluese të Policisë së Kosovës, ku i vrarë ka mbetur rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërkaq, nga aksioni i policisë në Banjskë kundër grupit kriminal kanë mbetur të vrarë tre serbë, nëntë janë arrestuar, gjashtë prej të cilëve janë liruar.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se dyshja e fortë evropiane, Olaf Scholz i Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës mund të tentojnë t’i bëjnë bashkë Osmanin e Vuçiqin për një takim.

Pos Kosovës, do të diskutohet edhe për çështjet më urgjente me të cilat përballet aktualisht BE-ja, si migrimi, zgjerimi i bllokut, lufta në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit në Nagorno Karabakh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?