Adrian Shtuni: Hamasi e keqpërdorë fenë, është grup terrorist

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, në një lidhje direkte në T7 tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte terrorist. Ai tha se organizatat si Hamasi e keqpërdorin fenë për synime politike. “Unë e di se si quhet aksioni, por këto lloj organizatash gjenocidale-terroriste shihen dhe keqpërdorin fenë për synime politike, prandaj duhet kemi kujdes […]
Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni, në një lidhje direkte në T7 tha se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte terrorist.
Ai tha se organizatat si Hamasi e keqpërdorin fenë për synime politike.
“Unë e di se si quhet aksioni, por këto lloj organizatash gjenocidale-terroriste shihen dhe keqpërdorin fenë për synime politike, prandaj duhet kemi kujdes për shkak të ndjeshmërisë popullore ndaj këtij fenomeni. Ky është ekstremizëm politik, jo ekstremizëm fetar, këta e keqpërdorin fenë dhe këtu duhet të kemi kujdes”, tha Shtuni në “Pressing.
“Ishte një sulm masiv, gjakatar, paramilitar i tipit terrorist i Hamasit”, u shpreh ai.
“Synimet i kanë politike dhe i keqpërdorin fetë ndaj Izraelit në Gaza, por që duket që ka pasur edhe mbështetjen e Iranit…”, shtoi ai.












