16-vjeçari pretendonte që vrasjet në shkollë t’i kryente në fund të këtij muaji, zbardhet dosja e Prokurorisë

Plane disa mujore, biseda me disa persona jashtë Kosovës, emra të  koduar, planifikim për vrasje të disa shokëve të klasës së tij në një shkollë në Pejë, janë disa prej çështjeve të cilat janë përmendur në dosjen e Prokurorisë Speciale të cilën ka arritur që ta sigurojë KALLXO.com për kërkesën e paraburgimit ndaj të miturit. […]

Plane disa mujore, biseda me disa persona jashtë Kosovës, emra të  koduar, planifikim për vrasje të disa shokëve të klasës së tij në një shkollë në Pejë, janë disa prej çështjeve të cilat janë përmendur në dosjen e Prokurorisë Speciale të cilën ka arritur që ta sigurojë KALLXO.com për kërkesën e paraburgimit ndaj të miturit.

16-vjeçari i arrestuar të shtunën, po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe veprave penale kundër rendit kushtetues.

I mituri sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale planin e ekzekutimit pretendonte ta kryente në fund të këtij muaji.

Dosja flet edhe për prova të cilat inkriminojnë të miturin e që janë mbledhur në rrjete sociale.

Gjithashtu përmenden biseda dhe nxitje nga persona të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës. Të gjitha këto janë zbuluar gjatë disa bisedave që i mituri dyshohet se ka kryer përmes rrjeteve sociale me disa persona të tjerë e të cilëve ua kishte treguar planin.

Prokuroria ka në dorë dëshmi të rrjeteve sociale të cilat dyshohet se i mituri i kishte postuar, siç janë armë, e më pas edhe një skicë me planin e kryerjes së vrasjeve te cilën e kishte ndarë me tashmë persona të tjerë që dyshohet se e nxitën të njëjtin.
I dyshuari 16-vjeçar është arrestuar dje pas një operacioni të gjerë të zhvilluar dje nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?