Zelensky: Nuk jam i sigurt se Putini është gjallë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha gjatë forumit ekonomik në Davos se nuk është i sigurt nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin është gjallë, transmeton “Ukrainska Pravda”. “Unë nuk e kuptoj vërtet se me kë të flas dhe çfarë. Nuk jam i sigurt se presidenti rus që shfaqet ndonjëherë në ekran është me të vërtetë […]
“Unë nuk e kuptoj vërtet se me kë të flas dhe çfarë. Nuk jam i sigurt se presidenti rus që shfaqet ndonjëherë në ekran është me të vërtetë ai (i vërtetë). Nuk e kuptoj vërtet nëse ai është gjallë dhe vendos apo dikush tjetër vendos atje. Cili grup njerëzish (mund të marrë ndonjë vendim në Rusi)? Unë nuk kam një informacion të tillë,” tha Zelensky.
Ai shtoi se nuk e kupton fare se si dikush mund t’u premtojë liderëve evropianë një gjë dhe të nesërmen të nisë një pushtim të plotë të një vendi tjetër.
“Unë thjesht nuk e kuptoj me kë kemi të bëjmë. Kur themi “negociatat e paqes”, nuk e kuptoj vërtet se me kë (duhet të negociojmë). Tani po flasim me ju: ju e dini saktësisht se kush jam unë, dhe unë e di saktësisht se kush jeni. Ka dëshmitarë se ne jemi gjallë. Edhe nëse flasim për gjëra të ndryshme, mund të arrijmë një konsensus”, tha Zelensky.
Ai theksoi se Ukraina ka bërë gjithçka për të çliruar territoret e saj me mjete diplomatike dhe negociatat e paqes nuk janë ende paqe në vetvete.












