Zbulohen në Suedi rezervat më të mëdha të mineraleve të rralla në Evropë

Zbulohen në Suedi rezervat më të mëdha të mineraleve të rralla në Evropë

Është zbuluar në Suedi depozita më e madhe europiane e metaleve të rralla, që përdoren gjerësisht në industri, nga ndërtimi i telefonave te ai i raketave. Për momentin nuk ka asnjë minierë të këtyre metaleve në Europë dhe për Suedinë ky zbulim është një rrugëdalja për zvogëlimin e varësisë së Bashkimit Europian nga Kina. Zbulimi […]

Për momentin nuk ka asnjë minierë të këtyre metaleve në Europë dhe për Suedinë ky zbulim është një rrugëdalja për zvogëlimin e varësisë së Bashkimit Europian nga Kina. Zbulimi është konsideruar vendimtar edhe për kalimin në ekonominë e gjelbër, për shkak të kërkesës gjithnjë në rritje për makina elektrike dhe turbina ere. Në vitin 2021, rreth 98% e metaleve të rralla në BE u importuan nga Kina.

Sipas raportimeve, në Arktikun suedez janë gjetur mbi 1 milion ton metale të rralla. Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në botë, rezervat e këtyre metaleve përllogariten të jenë rreth 120 milionë tonë.

Termi metale të rralla përdoret për një grup prej 17 elementesh që përdoren për ndërtimin e një game të gjerë produktesh dhe në infrastrukturë, që janë tepër të rëndësishme për jetën e përditshme. Ato gjenden në telefonat celularë, pajisjet kompjuterike dhe trena. Por janë gjithashtu të rëndësishme për teknologjinë e gjelbër, pasi përdoren edhe për ndërtimin e turbinave të erës dhe makinave elektrike. Disa elemente përdoren edhe për pajisje ushtarake, si raketa dhe sisteme drejtimi.

Nxjerrja e këtyre metaleve është e rrezikshme dhe ka mundësi që të dëmtojë ambientin. Por kërkesa për to parashikohet të rritet me 5-fish deri në vitin 2030.

Çfarë janë metalet e rralla?

Neodymium: Përdoret për të ndërtuar magnete të fuqishëm, që përdoren në altoparlantë dhe njësitë kompjuterike, duke i bërë më të vegjël dhe më efikas. Magnetet me neodymium përdoren gjithashtu për ndërtimin e turbinave të erës dhe makinave hibride.

Lanthanum: Ky element përdoret për ndërtimin e lenteve të teleskopëve dhe kamerave, si dhe në ndriçim dhe kinema.

Cerium: Përdoret në kataliktet e makinave dhe në procesin e rafinimit të naftës.

Praseodymium: Përdoret për krijimin e metaleve të fortë që përdoren në ndërtimin e motorëve të avionëve.

Gadolinium: Përdoret në sistemet e skanimit me rreze X dhe MRI, si dhe në ekranet e televizorëve.

Yttrium, terbium, europium: Përdoren për ndërtimin e ekraneve të televizorëve dhe kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera me ekrane. Europium përdoret edhe në ndërtimin e shufrave të reaktorëve bërthamorë.

Burimi: Shoqëria Mbretërore e Kimisë, Studime Gjeologjike Britanike/A2CNN

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?