Vushtrria s’u prek nga vërshimet sikurse vitet e kaluara, pushteti aktual pastroi lumenj e përroska

Fatkeqësitë natyrore janë fenomene që e kanë përcjellur njerëzimin gjatë gjithë historisë duke shkaktuar shpeshherë dëme të pariparueshme materiale e në rastet më të këqija humbje në njerëz. Një fenomen i tillë ndodhi së fundi edhe në vendin tonë ku u prekën disa qytete, por më së rëndi Skenderaj dhe Mitrovica. Vërshimet në të kaluarën […]
Fatkeqësitë natyrore janë fenomene që e kanë përcjellur njerëzimin gjatë gjithë historisë duke shkaktuar shpeshherë dëme të pariparueshme materiale e në rastet më të këqija humbje në njerëz.
Një fenomen i tillë ndodhi së fundi edhe në vendin tonë ku u prekën disa qytete, por më së rëndi Skenderaj dhe Mitrovica.
Vërshimet në të kaluarën kishin prekur pothuajse gjithmonë edhe Vushtrrinë, komunë nëpër të cilën kalon lumi më i gjatë në Kosovë “Sitnica”, por që njihet edhe si vend që ka lumenj e përroska të shumta, që në rastet e reshjeve të mëdha kanë krijuar probleme të mëdha me vërshime, shkruan Veriu info.
Fatmirësisht këto ditë Vushtrria nuk u prek nga vërshimet, falë punës që ka bërë kjo komunë nën drejtimin e kryetarit Ferit Idrizi duke pastruar lumenj e përrocka të shumta.
Nëse bëhet një shikim i profilit të kryetarit Ferit Idrizi mund të shihet realizimi i projekteve të rëndësishme për pastrimin e lumenjve dhe përrockave, gjë që ka evituar fatkeqësinë në këtë kohë kur pati reshje të mëdha atmosferike.
Është pastruar përrocka në fshatin Akrashticë, po ashtu ndërtimi i urave në Pantinë dhe Samadrexhë dhe po ashtu pastrimi i përrockës tek çezmja e Vërnicës.













