Vuçiq për Kosovën: Jam për hapa të vegjël, nuk presim ndonjë marrëveshje të madhe

Vuçiq për Kosovën: Jam për hapa të vegjël, nuk presim ndonjë marrëveshje të madhe

Kur në pyetje është marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, preferon të bëhen hapa të vegjël në këtë drejtim, sesa çështja të përfundojë njëherë e përgjithmonë përmes një marrëveshjeje të madhe që do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia. “Duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa […]

“Duhet të ndryshojmë situatën në terren me hapa të vegjël, të ndërtojmë besimin mes dy palëve dhe më pas të shohim se si mund t’i qasemi çdo gjëje tjetër. Ne nuk duhet të ëndërrojmë për diçka që të gjithë e dimë se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për prestigjiozen amerikane Bloomberg

Vuçiq gjatë intervistë ka shprehur mirënjohje Moskës zyrtare për mbështetjen e saj në lidhje me Kosovën.

Po ashtu, sipas “Bloomberg”, arsyeja e qëndrimit të Serbisë është se ajo e blen gazin nga Rusia me çmim më të ulët se çmimi i tregut.

Vuçiq tha se anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është qëllimi përfundimtar, por se Serbia ende refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe t’i bashkohet politikës së jashtme evropiane të Bashkimit.

“Megjithatë, do të ishte gabim të supozohet se qeveria jonë mbështet plotësisht lidershipin në Moskë”, vuri në dukje Vuçiq.

“Ne nuk jemi gjithmonë entuziastë për disa nga qëndrimet e tyre”, tha Vuçiq.

“Ne kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira, por kjo nuk do të thotë se mbështesim çdo vendim apo shumicën e vendimeve që vijnë nga Kremlini”, tha presidenti i Serbisë.

Vuçiq ka thënë në një intervistë për “Bloomberg” se prej muajsh nuk ka folur me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne kemi thënë që në fillim se nuk jemi në gjendje dhe se nuk mund ta mbështesim sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Vuçiq.

“Për ne Krimea është pjesë e Ukrainës, edhe Donbasi dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më e keqja nuk ka ardhur ende” për të dyja palët në konflikt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?