Vuçiq: Pas formimit të Asociacionit mund të bisedojmë dhe të kemi njëfarë normalizimi

Vuçiq: Pas formimit të Asociacionit mund të bisedojmë dhe të kemi njëfarë normalizimi

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i doli edhe një takim të cilin ai e cilëson “më të vështirin ndonjëherë”. Kështu u shpreh ai pas takimit të sotëm me pesëshen e emisarëve ndërkombëtarë nga Evropa e SHBA-ja, të cilët paradite qëndruan në Prishtinë. “Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është […]

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i doli edhe një takim të cilin ai e cilëson “më të vështirin ndonjëherë”.

Kështu u shpreh ai pas takimit të sotëm me pesëshen e emisarëve ndërkombëtarë nga Evropa e SHBA-ja, të cilët paradite qëndruan në Prishtinë.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën biem dakord është se një konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiqi, raporton transmetuesi publik serb.

Vuçiqi tha po ashtu se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe po punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”, duke theksuar se ai ka treguar “të gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një gjë të rëndësishme”.

“Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiqi.

Ai shtoi se si president i Serbisë, sot pa mëdyshje është përballur me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin Serbisë “nëse nuk pajtohemi me planin e sotëm”.

“Në këto kushte, ne kemi kërkuar nga katërshja plus Miroslav Lajçaku, gjegjësisht përfaqësuesve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe besojmë se është është koha e fundit të formohet Asociacioni i Komunave [me Shumicë. Shën.red) Serbe, i cili jo vetëm u premtua, por edhe u nënshkrua 10 vjet më parë, dhe është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe njëfarë normalizimi i situatës”, tha Vuçiqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?