Vuçiq ia publikon një foto Edi Ramës teksa mban diçka në gojë

Liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Dy liderët njihen për marrëdhëniet e tyre të ngushta miqësore. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka […]
Liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i vendit tonë, Edi Rama si edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Dy liderët njihen për marrëdhëniet e tyre të ngushta miqësore. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ndarë një foto të kryeministrit Rama në Insta Story, ku ky i fundit ka qenë pa mendje.
Kujtojmë se Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është sot në ditën e tretë të diskutimeve. Krahas atyre me impakt global, si lufta në Ukrainë, apo kriza ekonomike, fokusi po përqendrohen edhe në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor, apo dialogu Kosovë-Serbi, por në takimin ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe homologu Albin Kurti, nuk ishte i pranishëm Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.













