Vrasja e rëndë në tentativë në këmbim të 14 mijë eurove, iu caktohet nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve

Vrasja e rëndë në tentativë në këmbim të 14 mijë eurove, iu caktohet nga një muaj paraburgim katër të dyshuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë prokurorit, Armend Hamiti ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Driton Sylejmani, Xhevdet Mehanaj, Hysni Hoxha dhe Terik Shalaku të akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë. Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari, […]

Sipas kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se i dyshuari, Driton Sylejmani  nga shtatori i vitit 2022 në vazhdimësi deri në ditën e arrestimin e tij ka pranuar porosi nga persona të ndryshëm për kryerjen e veprave penale në këmbim të të hollave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje Sylejmani së bashku me Xhevdet Mehanaj marrin porosi nga Hysni Hoxha që në këmbim të 10 mijë eurove të privohet nga jeta me armë zjarri personin e quajtur Veton Dragusha nga Fushë Kosova, i cili ishte vëllau i ish-gruas së djalit të tij, Hysni Hoxhës.

Gjithashtu i akuzuari Sylejmani thuhet se ka marrë porosi edhe për hedhjen e koktej molotivi ndaj biznesit “Sirius Wine” SH.P.K, kjo në këmbim të shumës prej 4 mijë eurosh.

Me rastin e bastisjes nga ana e policisë Sylejmanit i janë konfiskuar një sopatë e vogël, shkop druri, revole me kalibër 7.62 mm, pesë plumba dhe një karikator i pistoletës me një palë dylbi.

Ndërsa të dyshuarit Hoxha i janë konfiskuar 3 pistoleta,4  karikator, fishek, një pushkë ajrore me dy dylbi etj.

Gjithnjë sipas kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, Prokuroria Themelore ka pranuar kallëzim penal nga Policia e Kosovës  nën dyshimin e bazuar se të akuzuarit Sylejmani, Mehanaj, Hoxha dhe Shalaku dyshohen se kanë vepruar si grup personash për kryerjen e veprave penale vrasje e rëndë në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, detyrim, zjarrëvënje dhe mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokurori Hamiti në kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit rëndit si fakte CD, incizimet për sulm ndaj Veton Dragushës, transkriptimet nga përgjimet ligjore, deklaratat e të dëmtuarve.

Mbi këto arsye të lartcekura në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e njëjta të mërkurën, është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, duke ia njohur edhe të drejtën për ankesë ndaj kësaj mase në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, katër të dyshuarit e lartcekur janë arrestuar të hënën, gjatë një operacioni policorë në rajonin e Prishtinës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?