Vërshimet, Nura: S’dua ta paragjykoj Kurtin pse s’na ka vizituar

Vërshimet, Nura: S’dua ta paragjykoj Kurtin pse s’na ka vizituar

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur në lidhje me takimin që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari. Nura tha se Osmani shfaqi gatishmërinë për t’i ndihmuar dhe të sensibilizojë edhe më tepër autoritetet qendrore në mënyrë që qytetareve të Skenderajt por edhe komunave të tjera […]

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur në lidhje me takimin që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari.

Nura tha se Osmani shfaqi gatishmërinë për t’i ndihmuar dhe të sensibilizojë edhe më tepër autoritetet qendrore në mënyrë që qytetareve të Skenderajt por edhe komunave të tjera të prekura nga vërshimet, t’iu dilet në ndihmë.

I pari i Skenderajt tha se prioritet për ta dje ka qenë evakuimi, ndërsa sot janë marrë me evidentimin e dëmeve, por edhe me furnizimin e familjeve që janë evakuuar, që sipas tij, janë rreth 120 familje që i kanë lënë shtëpitë.

“Sot jemi marrë me evidentimin e dëmeve njëkohësisht edhe me furnizimin e familjeve që janë evakuuar dhe fatkeqësisht kanë arritur të dalin vetë por të gjitha gjësendet, edhe ato më elementare nuk kanë mundur t’i heqin nga shtëpitë, dhe është shtruar nevoja që t’i furnizojmë dhe ekipet tona janë në terren duke i furnizuar me gjëra ushqimore e gjëra të tjera elementare për jetë”.

“Kemi diku 120 familje të evakuuar, përfshirë qendrën e Skenderajt, Llausha, Tushila, Kllodonica, Klina e Epërme, Klina e Mesme dhe Klina e Ulët dhe Kuçica. Pra, këto janë zonat më të prekura që janë goditur anash rrjedhës së Lumit Klina”, është shprehur Nura në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai ka komentuar edhe mos-vizitën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Skenderaj, për të cilin tha se nuk do ta paragjykoj arsyen.

“Nuk mund të gjykoj e as ta paramendojë një gjë të tillë, pasi mbi të gjitha nuk do të duhej që konceptet politike të na dallojnë. Kurti e ka pasur shumë më të lehtë, pasi për të shkuar në Istog do të duhej të vinte nga Skenderaj, do ta kishte rrugën më trup dhe nga këtu për në Mitrovicë”.

“Nuk dua të paragjykoj pse s’ka ardhur, ministrat kanë qenë, dhe derën e kanë të hapur të gjithë ata që mund të kontribuoj”, është shprehur Nura, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?