Vërshimet në disa zona të Kosovës, Policia në terren që t’u dal në ndihmë qytetarëve

Pas reshejeve të shiut në disa zona të Kosovës, policia është duke vazhduar me aktivitete që t’u dal në ndihmë qytetarëve, shkruan Periskopi. Përmes një komunikate për medie, Policia ka njoftuar se niveli i ujit në Skenderaj dhe Mitrovicë niveli i ujit ka rënë, por në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji. Njoftimi […]
Përmes një komunikate për medie, Policia ka njoftuar se niveli i ujit në Skenderaj dhe Mitrovicë niveli i ujit ka rënë, por në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji.
Njoftimi i plotë:
Pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve gjatë ditës së djeshme dhe në mbrëmje, kryesisht në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit, sot ka filluar të bije niveli i ujit, kurse aktivitete policore në ato rajone vazhdojnë të jenë aktive.
Nga raportime e njësive policore nga tereni, raportohet se në rajonin e Drejtorisë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Jugu, kryesisht në Skenderaj dhe Mitrovicë Jug, niveli i ujit ka rënë, në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji, në disa vende ka sasi uji i cili nuk është tërhequr krejtësisht. Njësitet policore janë në teren dhe po ballafaqohen me detyra përfshirë ndihmën për qytetarët dhe sigurinë në trafik. Aktivitetet po koordinohen me institucionet komunale dhe ato qendrore. Në rajonin e DRP Mitrovicë Veri niveli i ujit ka rënë, ka pasur intervenime nga kompani në pastrimin për heqjen e dheut e gurëve nga rrugët dhe rrugët janë të qarkullueshme, nuk ka pasur dëme në njerëz. Në Istog, në katër fshatra të kësaj komune, ku ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë. Po ashtu në disa fshatra të Podujevës ka pasur vërshime dje, sot niveli i ujit ka rënë edhe pse ende jo tërësisht.
Policia apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave
dhe po ashtu apelon që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, qytetarët të thërrasin në numrat
përkatës.













