Vërshimet, këto komuna rrezikohen ditëve në vijim

Vërshimet, këto komuna rrezikohen ditëve në vijim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë thirrje për gatishmëri të institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihme për rrezikun nga vërshimet  në ditët  në vijim. Sipas kësaj agjencie zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet, thuhet në njoftim. “Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë […]

Sipas kësaj agjencie zona e Dukagjinit rrezikohet më shumë nga vërshimet, thuhet në njoftim.

“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.

Njoftimi i plotë:

PARALAJMËRIM

Prishtinë 16 Janar 2023.

Bazuar në paralajmërimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ( IHMK) për vërshime ne ditët ne vijim, dhe me qëllim të gatishmërisë së institucioneve dhe Strukturave për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë (SMSHN), Agjencia e Menaxhimit Emergjent udhëzon për ngritje të gatishmërisë në nivel vendi, për  :

1. QOE 112- Qendrat Operative Emergjente  112 ,

2. Njësitë Profesionale  të Zjarrfikëse dhe Shpëtimit-NJPZSH si dhe Strukturat për Mbrojtje Shpëtim dhe Ndihmë –SMSHNJ ,

3. Drejtoritë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim.

4. Dhe kapacitetet e subjekteve relevante në nivel lokal dhe qendrorë.

Paralajmërimi për situatë specifikisht është i ndërlidhur bazuar në parashikim i cili njofton se, e huazuar nga prononcimi i IHMK-s ”nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në pjesën perëndimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin.

Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj.), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karaktere të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjes dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve. Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tije të djathta, lumi Ibër etj”.

Informatën e detajuar lidhur me paralajmërim nga IHMK- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e gjeni të bashkëngjitur këtij paralajmërimi, ndërsa plotësimet me përditësime për situatë në ditët në vijim mund të i gjeni në likun e bashkëngjitur më poshtë në këtë komunikatë. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?