Vërshimet, Jo-ja për Trust, 5-shja ndërkombëtare e glorifikimi i Ivanoviqit – Çka pamë e dëgjuam nga kjo javë

Vërshimet, Jo-ja për Trust, 5-shja ndërkombëtare e glorifikimi i Ivanoviqit – Çka pamë e dëgjuam nga kjo javë

Edhe java që lamë pas, ishte mjaft e ngjeshur me zhvillime në Kosovë, si në politikë, ashtu edhe në mirëqenie të qytetarëve. Vërshimet e ditëve të fundit shkaktuan momente shumë të rënda për familjarët e qytetarët të tri komunave të Kosovës. Përtej kësaj, të premten në takim me Kurtin erdhën pesë emisarët ndërkombëtarë dhe dhanë […]

Po ia nisim me fatkeqësinë natyrore që preku rëndë Skenderajn, Mitrovicën dhe Istogun, shkruan Periskopi.

Raporti fillestar i vlerësimit tregon se dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, janë dhjetëra miliona euro.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me anë të një postimi në Facebook.

Aty llogariten dëmet në qindra biznese e sipërfaqe të madhe të tokës bujqësore. Pikërisht në Skenderaj, Periskopi çoi edhe ekipin e vet, ku bashkëbiseduam me qytetarët në hall.

Mirëpo, në Skenderaj nuk shkoi edhe kryeministri Albin Kurti. Ai zgjodhi të shohë për së afërmi gjendjen vetëm në Istog. Për këtë, mori kritika e kritika.

E për dallim nga Kurti, presidentja Vjosa Osmani shkoi në të trija komunat, ndonëse edhe ndaj saj pati zëra kritikues sepse nuk e qeli fare gojën për disa orë rreth situatës me të cilën po përballeshin qytetarët e Kosovës.

Përpos intervenimeve të FSK’së, është Shqipëria që të premten mbrëma dërgoi ushtrinë  e vet për t’i dalë në ndihmë Kosovës në këto ditë të vështira.

Pesëshja ndërkombëtare në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti të premten priti në takim  përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti në njoftimin për media tha se propozimin evropian e sheh si bazë të mirë.

Mirëpo, menjëherë pas takimit që zgjati mbi 2 orë e gjysmë, Miroslav Lajçak u shpreh i zhgënjyer me pritshmërisë e tyre nga Kurti rreth planit evropian.

Nuk  mund të them shumë, por mund të them se kemi pritur  mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçak para mediave.

Escobar: Kërkojmë themelimin e Asociacionit – Kurti s’mund të shmang një detyrim ndërkombëtar

Escobar, tha të premten se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme.

Escobar potencoi se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” me njëra tjetrën.

Emisarët pas Kosovës, vazhduan rrugën drejt Beogradit, ku atje Vuçiq u konfirmoi atyre se e pranon planin evropian.

Vetëvendosje e la pa trust popullin.

Kjo javë mund të themi se ishte mjaft dëshpëruese për qytetarët edhe për faktin që nuk u votua në Kuvendin e Kosovës mundësia që të tërhiqet 30 përqindëshi i trustit, për çka PDK i solli edhe 20 mijë nënshkrime në seancën e së enjtes.

Mirëpo, kjo nuk bëri fare punë, pasi Vetëvendosje kishte ngrirë kokën që mos ta kalojë këtë projektligj.  Për këtë hap, pati po ashtu kritika, sepse u pa si mundësi e të bërit pak zgjidhje për qytetarët në këto ditë krize.

Glorifikimi i Oliver Ivanoviqit

Kryeministri Albin Kurti Kurti e quati Ivanoviqin si një person të përkushtuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të ti, kështu duke shpresuar që kujtimi për të të mbetet i gjallë.

Natyra Kuçi nga PSD fillimisht risjelli një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2026 e cila kishte reaguar për dënimin me nëtë vite të Ivanoviqit, duke e quajtur “poshtërim për drejtësinë”.

Për këtë, pati reagime edhe nga vet familjarët që deklarojnë se Ivanoviqi ishte urdhëruesi për vrasjen e më të dashurve të tyre.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca deshi ta arsyetojë deklaratën e Kurtit, megjithatë ky është i bindur se Ivanoviqi ishte kriminel.

Plani i atentatit ndaj zyrtarëve të LDK’së

Një atentat ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe tre deputetëve të tjerë, Armend Zemaj, Avdullah Hoti dhe Arben Gashi ishte planifikuar në Kosovë. Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, për çka pastaj folën edhe të targetuarit e partisë.

Është BND-ja gjermane që ka rënë në gjurmë të atentatorëve të cilët po planifikonin një atentat direkt ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe vet kryetari Abdixhiku e të tjerët.

Policia e Kosovës ka thënë se autoritetet veçse kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë’’./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?