Vërshimet e zënë në befasi shtetin, ministria e Liburn Aliut e angazhon kundërligjshëm një kompani që të pastrojë rrugën

Pas shembjes së dheut në disa zona të Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI ka angazhuar kundërligjshëm një kompani që të intervenojë në pastrimin e rrugës në fshatit Zubq të Mitrovicës, shkruan Periskopi. Ministri i MMPHI, Librun Aliu doli sot në terren për të parë gjendjen rrugëve pas vërshimeve që ndodhën dje […]
Ministri i MMPHI, Librun Aliu doli sot në terren për të parë gjendjen rrugëve pas vërshimeve që ndodhën dje në Kosovë.
“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dal në terren me ç’rast janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve”, ka shkruar Aliu para pak orëve në rrjetin social faebook.

Në fakt, zyrtarisht MMPHI nuk ka të kontraktuar asnjë kompani që të intervenojë në atë zonë, veç nëse këtë e ka bërë tinëzisht duke shmangur procedurat ligjore në fuqi.
Në fotografitë e ministrit shihet kompania “Alko Imex”, që po bënë mirëmbajtjen e asaj pjese. Bile në fotografinë e parë, ministri Aliu shihet duke u përshëndetur më biznesmenin, Imer Ademi që është pronarë i kompanisë. Ademi i cili është i afërt më Lidhjen Demokratike të Kosovës, është edhe pronar i klubit futbollistik K.F. “FLAMURTARI” SH.P.K.

Por, pse MMPHI nuk ka kontratë zyrtare për pastrimin e asaj zone?
Në maj të vitit 2022, ministria ka hapur tender për “Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale për vitet 2022, 2023, 2024 dhe 2024 -2025”.
Ky tender për të cilin Periskopi ka raportuar disa herë është i ndar në 15 lote, dhe akoma nuk janë nënshkruar të gjitha kontratat, pasi ka pasur ankesa vazhdimisht. Rreth 11 kontrata janë nënshkruar, dhe kompanitë tashmë kanë nisur punët në miratojnë të rrugëve, tri akoma janë në proces të rivlerësimit pasi për një gjë të tillë ka vendosur Organi Shqyrtues i Prokurimit -OSHP.
Derisa OSHP për këtë rivlerësim, për tenderin Mitrovica 2 ka marr vendim që krejt procesi të anulohet dhe të lënda të kthehet në ri-tenderim, këtë vendim e ka zbatuar ministria dhe siç shihet nga dokumentet e ngarkuar në E-prokurim, tenderi ri për Mitrovica lot 2 është hapur më 19 dhjetor 2022. Vlera e parashikuar e kontratës: 1,770,000.00 euro
Më datë 11 janar 2023 është bërë hapja e ofertave, dhe aktualisht ato janë në vlerësim. Nga hapja e ofertave shihet që kanë konkurruar pesë grupe të kompanive.
Në mesin e tyre është edhe kompania e Imer Ademit, “Alko -Impex -General Construction”, veç se nuk është lider i grupit, por mbështetëse.
Siç shihet nga dokumenti hapjes në garë janë këto kompani:
Konsorciumi “B CORP” ; “Alko -Impex -General Construction”. Cmimi 02 euro.
“Tali” shpk, ; “Burm”, më çmim 1022, 59 euro.
“Fidaie Bytyqi B.I” ; “Gala -Bau -Armend” Dega në Kosovë ; “Papenburg& Ardiani Company”, 1286. 90 euro.
“2 A Group” ; “2 T” shpk 30873.91 euro.
“Plural” shpk; “Ndërtuesi 2014” ; “Jubica”; “Pro& Group”, më çmim 19505. 98 euro.
Pra, bazuar në dokumentet zyrtare të ministrisë, akoma nuk është shpallur asnjë fitues për Mitrovica 2, në përgjegjësin e të cilës do të binte edhe rruga që e ka publikuar ministri, Liburn Aliu. /Periskopi/














