Ukraina: Mbi 114 mijë ushtarë rusë të vrarë deri më tani

Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, përcjell Periskopi. Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 114.130 ushtarë rusë, janë shkatërruar 276 helikopterë […]
Qeveria e Ukrainës ka publikuar raportin e saj të fundit sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, përcjell Periskopi.
Në listën e tyre të dëmeve të shkaktuara drejt ushtrisë ruse, autoritetet e Ukrainës theksuan se deri më tani janë vrarë rreth 114.130 ushtarë rusë, janë shkatërruar 276 helikopterë rusë, 288 aeroplanë, e 4833 mjete të tjera të luftës.
Nga llogaritjet e tyre, qeveria tha se ushtarët ukrainas kanë shkatërruar 3098 tanke ruse , 218 sisteme lufarake kundër-ajrore dhe 17 anije luftarake që i përkisnin trupave ruse./Periskopi/












