“U patëm marrë vesh që me Vuçiqin të takohemi çdo muaj”, krejt çka tha Kurti në intervistë në RTK

“U patëm marrë vesh që me Vuçiqin të takohemi çdo muaj”, krejt çka tha Kurti në intervistë në RTK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për investimet austriake në Kosovë dhe eksportin e Kosovës në Austri. Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë Serbi dhe mundësinë e dialogut me presidentin serb, Vuçiq në Bruksel e që sipas tij, këto takime do të duhej të ishin çdo muaj. Kryeministri Albin Kurti tha se kancelari austriak […]

Kryeministri Albin Kurti tha se kancelari austriak Karl Nehammer u zotua që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të përparojnë edhe në fushën e ekonomisë.

“Ishte një vizitë shumë e frytshme. Është vizita ime e parë zyrtare jashtë vendit sivjet dhe me nderimet më të larta dhe me ngrohësi miqësore kancelari Nehammer u zotua që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë do të përparojnë edhe në fushën e ekonomisë,  tregtisë dhe kulturës. Tek Austria gjithmonë mund të llogarisim që mund të kemi një partner dhe një mik edhe sa i përket organizatave ndërkombëtare ku zëri i saj është shumë i rëndësishëm, por edhe sa i përket sigurisë dhe paqes në Kosovë e në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai në RTK.

Kurti ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e dialogut me presidentin serb Vuçiq në Bruksel.

“Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi  franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, deklaroi ai.

Kurti tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe besimi është i ulët, por nuk e di saktësisht pse ka ndodhur kjo.

“Megjithatë kam shpresë se këtë vit do të këtë një angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare  e posaçërisht të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur për investimet  nga Austria në Kosovë .

“Ne vitin që lame lamë pas eksportet kosovare janë rritur për 23 për qind, ndërsa ato  drejt Austrisë janë rritur për 28 për qind. Ne jemi të interesuar që eksportet të vazhdojnë të shtohen, por në anën tjetër jemi të interesuar për sa më shumë investitorë austriak që vijnë në Kosovë. E falënderova kancelarin Nehammer për mbështetjen e Austrisë edhe gjatë kohës së okupimit.  Të mos harrojmë që para tri dekadave Austria ishte shteti i parë që i ka pranuar diplomat e  Universitetit të Prishtinës”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova llogaritë tek Austria edhe sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës. “Ata e kanë mirëpritur edhe aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I falënderova edhe për ushtarë austriak që kanë shërbyer në KFOR”.

“U patëm marrë vesh që me Vuçiqin të takohemi çdo muaj”, krejt çka tha Kurti në intervistë në RTK

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?