Tajvani: Në vitin 2027 mund të pushtohemi nga Kina

Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se ai beson se Kina tani “me shumë mundësi” do ta pushtojë Tajvanin për ta larguar vëmendjen prej problemeve të brendshme të Xi Jingping. Duke folur për Sky News, në intervistën e tij të parë të vitit, Joseph Wu përmendi vitin 2027 si vitin më të mundshëm se […]
Duke folur për Sky News, në intervistën e tij të parë të vitit, Joseph Wu përmendi vitin 2027 si vitin më të mundshëm se kur pritet të ndodh një gjë e tillë.
Deklarata e tij erdhi në kohën kur tensionet përgjatë gjirit të Tajvanit janë në pikën më të lartë për shumë vite, me Kinën që ka dërguar aeroplanë luftarakë drejt hapësirës ajrore të Tajvanit.
Wu gjithashtu tha se situata aktuale “status quo”, në të cilin Tajvani vetëqeveriset, por që nuk e shpall zyrtarisht pavarsinë, “mund të mos zgjasë përgjithmonë”, që është një pranim i rrallë që ishulli një ditë ose mund të asimilohet nga Kina ose të bëhet një vend i pavarur.
Tajvani është një ishull demokratik dhe i vetëqeverisur që Kina e sheh si pjesë të saj.
Pavarësisht se vendi nuk është kontrolluar kurrë nga Partia Komuniste, sjellja e Tajvanit nën kontrollin e Kinës është përshkruajtur si “interesi kryesor i Kinës” nga presidenti kinez, transmeton Periskopi.
Wu e pranoi se “situata në vitin e fundit krahasuar me dy vitet paraprake është shumë më e keqe”, por tha se “sipas meje, vitit 2027 është viti të cilin ne duhet ta kemi parasysh”.
“Në vitin 2027, Xi Jingping pritet ta fitojë mandatin e tij të katërt, dhe nëse përgjatë tre mandatëve paraprake ai nuk mund të pretendojë ndonjë arritje, ai mund të mendojë për diçka tjetër që ta pretendojë si një arritje”.
“Nëse e shikoni situatën e Kinës tani, ekonomia tani po përkeqësohet. Njerëzit nuk janë të lumtur. Nëse Xi Jingping nuk mund ta ndyrshojë situatën brenda Kinës, ju mund të keni nevojë ta përdorni forcën ose të krijoni një krizë të jashtme për ta larguar vëmendjen brenda ose për t’i treguar kinezëve që ai ka arritur diçka. Ne jemi të shqetësuar se Tajvani mund të bëhet viktima e tij”, tha ai./Periskopi/












