Tahiri paralajmëron padi ndaj Vetëvendosjes për përdorimin e fotografisë së tij në videon “Çka ka, çka s’ka”

Tahiri paralajmëron padi ndaj Vetëvendosjes për përdorimin e fotografisë së tij në videon “Çka ka, çka s’ka”

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi fotografia e tij është shfaqur në një video që partia në pushtet e ka publikuar disa ditë më parë me titull “Çka ka, çka nuk ka”. Ai para deputetëve në Kuvendin e Kosovës videon e […]

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, ka paralajmëruar padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, pasi fotografia e tij është shfaqur në një video që partia në pushtet e ka publikuar disa ditë më parë me titull “Çka ka, çka nuk ka”.

Ai para deputetëve në Kuvendin e Kosovës videon e publikuar nga VV-ja e ka quajtur si “inkriminuese”, dhe ka kërkuar nga ta që të ia largojnë fotografinë e tij, “përndryshe do të përdori gjitha mekanizmat ligjor në vend dhe kudo, për me detyru Vetëvendosjen me tregu çfarë kam keqpërdor unë”, ka thënë ai.

“Qysh ju duket ju deputet me ju vendos një parti politike foton e juaj në video inkriminuese nëse ju s’keni keqpërdor asgjë. Nuk lejoj me kalu kjo. Prej Vetëvendosjes pres reagim me largu fotografinë, përndryshe do të angazhohem në gjykatë me trajtu këtë temë”, ka thënë Tahiri në seancë të Kuvendit”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Tahiri ka thënë se është fotografia e tij në atë video që ka krijuar shqetësim në familjen e tij, duke qenë se “asnjëherë në jetën e tij” edhe kur ka qenë në publik nuk ka keqpërdorur asgjë.

“Ku e merr guximin ai njeri që e ka bërë atë video që ta vendosë fotografinë time në një video inkriminuese e të më fyejë. Ku e merr guximin ai ta vendosë fotografinë time e t’i krijojë shqetësim familjes sime dhe rrethit familjar tim, kur unë kurrë në jetë as sa kam qenë në funksion publik nuk kam keqpërdorur asgjë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Vetëvendosja duhet të dal e të thotë vetëm një element që ai ka keqpërdorur.

“Kam qenë zëvendëskryeministër e kurrë nuk kam bërë asnjë keqpërdorim, gjeni vetëm një keqpërdorim që kam bërë, gjeni vetëm një njeri që kam shti në punë”, është shprehur tutje Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?