Skandali i korrupsionit në PE, ish-deputeti italian bëhet bashkëpunëtor në hetime

Ish-anëtari italian i Parlamentit Evropian, Pier Antonio Panzeri ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet belge për hetimet e skandalit të korrupsionit në këmbim të një dënimi më të ulët. Ish-deputeti i Parlamentit Evropian është një nga katër të dyshuarit që janë arrestuar në Belgjikë. Sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet belge, Panzeri do të […]

Sipas një njoftimi për shtyp nga autoritetet belge, Panzeri do të informojë hetuesit për detajet kyçe në hetim nëse vendet e huaja, përfshirë Katarin, kanë ndikuar ilegalisht në punën e PE. Panzeri do të japë informacion mbi marrëveshjet financiare, vendet e përfshira, kush përfitoi dhe kush u përfshi.

Avokati i tij, Laurent Kennes tha se Panzeri “pranon se ka marrë pjesë në akte korrupsioni”. “Ai gjithashtu pranon pjesëmarrjen në një organizatë kriminale dhe sipas termave të përdorur nga zyra e prokurorit publik, ai pranon se është lider ose një nga drejtuesit e organizatës kriminale,” tha Kennes.

Veçanërisht, Panzeri ka pranuar gjithashtu të zbulojë emrat e atyre që kanë dhënë ryshfet, tha prokurori. Panzeri dhe euro-deputetja greke Eva Kaili, së bashku me dy persona të tjerë janë tashmë të arrestuar nga autoritetet belge dhe përballen me akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Të arrestuarit dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit. Katari ka mohuar ashpër se është përpjekur të fitojë ndikim përmes dhuratave dhe parave. Maroku gjithashtu ka hedhur poshtë me forcë akuzat. /abcnews.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?