“Skandal pas skandali në shëndetësi”, deputeti Haxhiu kërkon llogari për rastin e ndodhur sot në Torakale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për rastin e sotëm të ndodhur në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një pacient është hedhur nga objekti i klinikës Torakale. Haxhiu i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, e ka quajtur skandal të radhës rastin e […]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për rastin e sotëm të ndodhur në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku një pacient është hedhur nga objekti i klinikës Torakale.
Haxhiu i cili është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, e ka quajtur skandal të radhës rastin e ndodhur sot në Torakale.
Ai tha se pacienti pasi shkoi për trajtim në QKUK, është hedhur nga dritarja dhe fatkeqësisht ka humbur jetën, derisa shkaqet ende mbesin pa u sqaruar.
Përpos kësaj, sipas Haxhiut, keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, e po ashtu humbja e jetës së njerëzve në qendrat tona spitalore është shqetësuese.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetoj shkaqet për rastin e ndodhur sot në QKUK.
Postimi i plotë:
Skandal pas skandali në shëndetësi!
Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar.
Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.
Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.
Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë.
Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza.












