Si po veprojnë ish-policët serbë në veri, duke u paguar nga Serbia

Si po veprojnë ish-policët serbë në veri, duke u paguar nga Serbia

Më 6 nëntor të vitit të kaluar, të gjithë policët serbë të Kosovës kishin ofruar dorëheqjet e tyre pas mosmarrëveshjeve për çështjen e targave. Përpos nga ky institucion, largime pati edhe  nëpër komuna, gjykata e pozita të tjera publike e në nivel qendror.  Megjithatë, ndonëse ata nuk obligohen për asgjë ndaj shtetit të Kosovës, punë […]

Serbët e veriut të Kosovës, të cilët kishin braktisur institucionet e Kosovës, pak ditë më pas, kishin nisur të nënshkruanin kontratat e ofruara nga shteti i Serbisë. Në këto kontrata theksohet se kryerësi i punës merr përsipër të kryejë punën për Organin e përkohshëm dhe Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, për “mbështetje të komunitetit serb” në veri të Kosovës.

Në kontratën mbi vepër thuhet se kryerësi i punëve do t’i kryejë ato në përputhje me “urdhrin dhe nevojën e treguar”. Megjithatë, nuk specifikohet se cilat punë do të jenë ato. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk iu  ishte përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se çfarë nënkupton “kryerja e punëve për mbështetje të komunitetin serb”.

Gjithashtu nuk ka pasur sqarime se çfarë do të thotë “kontratë për angazhim të posaçëm pune”, duke pasur parasysh se një kontratë e tillë nuk ekziston në Ligjin e punës në Serbi.

Në anën tjetër, legjislacioni i Kosovës e njeh “kontratën për detyrë të veçantë”, e cila lidhet për më së shumti 120 ditë gjatë vitit dhe kjo kontratë nuk parasheh, ndër të tjera, të drejtën për pushime.

Periskopi ka mësuar se ish –policët serbë të Kosovës po vazhdojnë të veprojnë nëpër veri pa uniforma, sipas direktivave të shtetit të udhëhequr nga Vuçiqi. Për këtë, ka pasur edhe raportime se si shumë prej tyre kanë qenë të përfshirë në vënien e barrikadave, e po ashtu i akuzuari për terrorizëm, tashmë i liruar, Dejan Pantiq që dyshohet se kishte sulmuar zyrën e KQZ’së, kishte qenë polic i Kosovës.

Periskopi ka pyetur zv.drejtorin e Policisë Rajonale në veri, Besim Hotin nëse kanë informacione për veprimtari të të dorëhequrve, por i njëjti na ka udhëzuar te Policia Qendrore për këtë temë. E as Policia Qendrore deri tash s’ka dhënë ndonjë përgjigje.

Sheholli: Serbia përmes tyre po mundohet ta monitorojë situatën në veri

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike ka deklaruar për Periskopin se s’ka dilemë për faktin që të dorëhequrit serbë po vazhdojnë t’u shërbejnë urdhërave dhe detyrimeve nga Serbia, për të vepruar në forma të ndryshme në veri.

‘’Disa prej tyre, siç e dini kanë qenë pjesë e barrikadave dhe këtyre tensioneve. Është e natyrshme që njerëz të tillë të cilët janë të stacionuar me Qeverinë e Serbisë dhe e cila i paguan, ata marrin prej tyre sugjerime, instruksione për sjelljen e tyre në veri . Dmth që ata duhet me ju dhënë llogari atyre që i paguajnë. Këtu dilmë nuk ka dhe kjo na bën neve me analizu gjendjen që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e policisë së Kosovës sot marrin detyrime nga Serbia. Serbia përmes tyre po mundohet ta monitorojë situatën në veri në forma të ndryshme. E çfarë detyrash marrin ata për veri, kjo duhet të hulumtohet nga organet e sigurisë së Kosovës.’’, thotë Sheholli.

Si kishte rrjedhur situata në veri?

Përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës pas shkarkimit të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq për shkak të refuzimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi më 9 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Asnjë nga ata 3.500 njerëz nuk do të jetë në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë”, tha Vuçiq asokohe.

Vuçiq madje i kishte dekoruar ata që dorëzuan uniformat.

Po ashtu, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë njoftoi, më 17 nëntor, se serbët që kanë braktisur institucionet e Kosovës, të ardhurat që kanë marrë në sistemin e Kosovës, tani do t’i marrin të gjitha nga shteti i Serbisë.

Serbët s’janë kthyer nëpër institucione, ndërsa barrikadat u larguan pak para vitit të ri, pas lirimit të Pantiqit. /PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?