Si nëpër filma: Hajni vesh mantilin e bardhë, futet në QMF Istog dhe ia vjedhë një punëtoreje kuletën

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur javën e kaluar në Istog. Të premtën e kaluar, një punëtore shëndetësore në QMF-në e Istogut kishte njoftuar policinë për vjedhjen e kuletës dhe disa dokumenteve gjatë orarit të punës. Pas një pune intensive, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë hajnin e dyshuar për këtë vjedhje. Burime […]
Pas një pune intensive, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë hajnin e dyshuar për këtë vjedhje.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Avni Berisha nga fshati Sferkë, banues në Fushë Kosovë.
Mësohet se Berisha e ka organizuar profesionalisht këtë vjedhje. Ai ka veshur mantilin e bardhë në momentin e vjedhjes së kuletës duke u shtirur si mjek në momenin e kryerjes së veprës penale.
Avni Berisha është emër i njohur për Policinë e Kosovës. I njëjti ka mbi 50 vepra penale dhe vazhdon të jetë në liri nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Njoftimi i policisë:
“Nga çanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar”.












