Shkon në 18 numri i të vdekurve pas rrëzimit të helikopterit në Kiev

Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, ka thënë se në mesin e 18 të vrarë në rrëzimin e helikopterit në rajonin Brovary janë edhe tre fëmijë. “Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave është rritur. Deri më tani janë konfirmuar 18 të vdekur, përfshirë tre fëmijë. Deri më tani mësohet për 29 të lënduar, përfshirë […]
“Tragjedi në Brovary. Numri i viktimave është rritur. Deri më tani janë konfirmuar 18 të vdekur, përfshirë tre fëmijë. Deri më tani mësohet për 29 të lënduar, përfshirë 15 fëmijë. E gjithë ndihma e nevojshme mjekësore është ofruar drejt viktimës. Të gjithë shërbimet mjekësore janë ne vendin e ngjarjes”, ka shkruajtur ai në Telegram, përcjell Periskopi.
Më herët u raportua se të paktën 16 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në periferi të Kievit.
Shefi i Policisë Kombëtare, Ihor Klymenko, tha se nëntë nga të vdekurit ishin në bordin e avionit, i cili u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në periferinë lindore të Brovary.
Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një tjetër zyrtar ishin në mesin e 16 viktimave./Periskopi/












