Selmanaj: Kurti veproi kundër të gjithë shqiptarëve duke e bërë hero Oliver Ivanoviqin

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Kurtin për glorifikimin e Oliver Ivanoviqit. Ai tha në Kuvend: Kush i dha të drejtën këtij kryeministri të amnistojë dhe rehabiliojë ata qe vranë e masakruan shqiptarë. ‘Nje person i sinqertë, i mprehtë i përkushtueshëm’, këto janë fjalët që Kurti përshkruan Ivanoviqin. A nuk është ky person që […]
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Kurtin për glorifikimin e Oliver Ivanoviqit.
Ai tha në Kuvend:
Kush i dha të drejtën këtij kryeministri të amnistojë dhe rehabiliojë ata qe vranë e masakruan shqiptarë.
‘Nje person i sinqertë, i mprehtë i përkushtueshëm’, këto janë fjalët që Kurti përshkruan Ivanoviqin.
A nuk është ky person që Kurti dhe VV e cilësoi si kriminel lufte.
Çka po ndodhë me personalitetin e këtij kryeministrit.
Çka është kjo çasje anti-shqiptare e Kurtit.
Ky veprim nuk është qasje e një njeriu privat, por fatkeqësisht është qasje e kryeministrit të Kosovës.
Ky veprim është kundër historisë tonë, kundër dëshmorëve e martirëve tanë, kundër familjeve të të pagjeturve, është kundër nesh si shqiptarë.
Ky është akti më i shëmtuar që i ka ndodhur popullit të Kosovës.
Kurti urgjentisht ta tërheq këtë video dhe të kërkojë falje. Kërkoj distancim të Konjufcës dhe Presidentes, në të kundërtën, turpi do t’ju ndjek kudo që jeni./Periskopi












