Samiti në Zvicër: Kurti pagoi 58 mijë euro një kompani pa asnjë procedurë prokurimi

Samiti në Zvicër: Kurti pagoi 58 mijë euro një kompani pa asnjë procedurë prokurimi

Në Cyrih të Zvicrës, kryeministri Kurti iu foli 60 ndërmarrësve për investime në Kosovë – ngjarje që Zyra e tij pagoi mbi 58 mijë euro me një vendim qeveritar, pa procedurë prokurimi – ndërkaq në po të njëjtën ditë, kërkoi 70 trupa më shumë nga Filnanda, që t’i sjell në kuadër të KFOR-it në Kosovë. […]

Në Cyrih të Zvicrës, kryeministri Kurti iu foli 60 ndërmarrësve për investime në Kosovë – ngjarje që Zyra e tij pagoi mbi 58 mijë euro me një vendim qeveritar, pa procedurë prokurimi – ndërkaq në po të njëjtën ditë, kërkoi 70 trupa më shumë nga Filnanda, që t’i sjell në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Qysh?

Kryeministri Albin Kurti ka organizuar samit të investitorëve në Cyrih të Zvicrës, ku po qëndron për Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos. Sipas njoftimit të Kurtit, ai foli para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha të ndryshme – si ftesë për investime në Kosovë. Por derisa Kurti pati para vetes 60 ndërmarrës në sallën e këtij Samiti, në një sallë (dhomë) tjetër, ai do të kërkonte nga Finlanda 70 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. E problematike, po del të jetë çështja se sa është paguar eventi i parë – pra Samiti i Investitorëve dhe qysh është paguar?

Këtë çështje, fillimisht e ngriti ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili tha se Kurti (Qeveria) ka paguar mbi 58 mijë franga zvicerane për këtë samit, një kompani pa asnjë procedurë prokurimi.

Periskopi ka gjetur dokumentin që Qeveria ka lëshuar shumën e parave prej mbi 58 mijë franga – që aktualisht është baraz me 58 mijë euro – kompaninë e quajtur Secure Link Services AG (SELISE).

Këto para, janë lëshuar me një vendim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Bazuar në ëeb-faqen e e-prokurimit, te tenderët e Zyrës së Kryeministrit, apo te ndonjë institucioni tjetër publik, nuk figuron të ketë pasur ndonjë procedurë të realizuar të tenderit, që nënkupton se është shmangur konkurrueshmëria, madje as me procedurë të negociuar.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tani deputet i LDK-së, në reagimin e tij u fokusua në kritikën se si Kurti folë për investime dhe kërkon më shumë ushtarë për KFOR-in, në të njëjtën ditë.  “Davos: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi.

Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.

Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?!

Kush po e këshillon kështu?!

Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, shkruan Hoti, përcjell Periskopi.

Për këtë samit, kryeministri Kurti njoftoi kështu:

“Në Samitin e Investitorëve në Cyrih, Zvicër, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, ftova bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë.

Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja.

Theksuam përparimin e shënuar në dy vitet e fundit, sundimin e ligjit, stabilitetin institucional, politikat fiskale të zbatueshme në vend, planet investive të Qeverisë dhe fuqinë tonë punëtore të re dhe të talentuar”.

 

Por po dje, pra në ditën kur Kurti iu foli 60 ndërmarrësve për investime, 70 trupa më shumë në kuadër të KFOR-it, ia kërkoi Finlandës.

(Foto: Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin) 

U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal”, njofton Zyra e Kryeministrit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?