Pse ish-kryeministri britanik e vizitoi Ukrainën

Deputeti dhe ish-kryeministri Boris Johnson ka vizituar Ukrainën. Ai ka dalë me një deklaratë, ku sqaron vizitën e tij në vendin, ku luftohet prej afro një vit, shkruan Sky News. Ai thotë: “Është një privilegj të vizitosh Ukrainën me ftesë të presidentit Zelenskyy. Vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë. E […]
Deputeti dhe ish-kryeministri Boris Johnson ka vizituar Ukrainën. Ai ka dalë me një deklaratë, ku sqaron vizitën e tij në vendin, ku luftohet prej afro një vit, shkruan Sky News.
Ai thotë: “Është një privilegj të vizitosh Ukrainën me ftesë të presidentit Zelenskyy. Vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë – dhe të fitojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ky është momenti për të dyfishuar dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën.”
Një zëdhënës tha se ata nuk do të komentonin asnjë specifikë të udhëtimit për arsye sigurie dhe tha se Johnson mbështet plotësisht politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke përfshirë vendimin e fundit për të dërguar tanke Challenger.












