Policia ka arrestuar sot edhe kirurgun Isuf Zekaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Policia ka arrestuar sot edhe kirurgun Isuf Zekaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe kirurgun e tretë të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj. Zekaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, katër ditë pasi ishte në arrati. Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni. “Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar […]

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe kirurgun e tretë të Spitalit të Vushtrrisë, Isuf Zekaj.

Zekaj është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, katër ditë pasi ishte në arrati.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Ju njoftojmë që personi i dyshuar me iniciale I.Z., është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Njëherit, ndaj të njëjtit është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, seanca pritet të mbahet”, thuhet në njoftimin e Pretenit, shkruan Gazeta Shneta.

Zekaj është ende në detyrë si anëtar i Bordit të SHSKUK-së meqë nuk është shkarkuar ende nga Qeveria, edhe pse është iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Isuf Zekaj bashkë me dy kolegë të tij nga Spitali i Vushtrrisë, Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj, të cilët u arrestuan të martën, dyshohen të kenë kryer veprën “marrje ryshfeti”, për kryerjen e operacioneve në këtë spital.

Sefiu dhe Latifaj u arrestuan të martën derisa Zekaj gjendej në pushim vjetor jashtë vendit dhe nuk ishte paraqitur në Polici edhe pse një gjë e tillë i ishte kërkuar atë ditë.

Sefiu gjendet në arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore, derisa Latifaj është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pas raportimit të Gazetës Shneta e cila publikoi disa video-dëshmi të pacientëve të cilët rrëfejnë se si iu kanë dhënë para mjekëve kinse për të blerë materialet e nevojshme për operacion.

Pas këtij raportimit të Gazetës Shneta, edhe media të tjera kanë publikuar dëshmi të pacientëve të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?