Perëndimi sot në bazën amerikane ushtarake në Ramstein: Pse ky takim është kaq i rëndësishëm për Ukrainën

Perëndimi sot në bazën amerikane ushtarake në Ramstein: Pse ky takim është kaq i rëndësishëm për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t’i dërgojë tanke Ukrainës. Thirrja e tij u bë para se aleatët e Perëndimit të mblidhen në bazën ushtarake amerikane Ramstein, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar për fazat e ardhshme të ndihmës. Shtetet e Bashkuara dhe kombet evropiane veçse janë zotuar […]

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje të hapur Berlinit që t’i dërgojë tanke Ukrainës.

Thirrja e tij u bë para se aleatët e Perëndimit të mblidhen në bazën ushtarake amerikane Ramstein, në jug të Gjermanisë, për të diskutuar për fazat e ardhshme të ndihmës.

Shtetet e Bashkuara dhe kombet evropiane veçse janë zotuar se do t’i ndihmojnë Kievit me më shumë pajisje për të luftuar pushtimin rus.

Ndaj Berlinit sa shkon e rritet presioni për të dhënë leje që të transportohen në Ukrainë tanket e modelit Leopard.

“Nëse keni tanke Leopard, na i jepni neve”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

“Këta Leopard nuk do të shkojnë në Rusi. Ne jemi duke e mbrojtur veten”, ka thënë ai, si shenjë e kritikës ndaj qasjes hezituese të Qeverisë gjermane.

Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 shtete pritet të mblidhen në Ramstein, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane janë zotuar për ofrim të më shumë pajisjeve për t’i ndihmuar Ukrainës që zmbrapsë ndonjë ofensive eventuale ruse.

Pas 11 muajve të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, zyrtarët ushtarakë të NATO-s besojnë se Moska është duke planifikuar ofensivë të re në pranverë.

Mbretëria e Bashkuar, po ashtu, ka ofruar dërgimin e 14 tankeve luftarake në Ukrainë, mirëpo Kievi dëshiron më shumë.

Si vend prodhues, Gjermania duhet të japë leje para se shtetet sikurse Polonia dhe Finlanda, t’i nisin tanket Leopard që i kanë në dispozicion.

Megjithatë, zëvendësministri i Jashtëm polak, Paëel Jablonski, ka paralajmëruar të premten se Varshava mund të marrë veprime jashtë standardit, nëse ekziston rezistencë e ashpër nga Berlini.

Një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në Kiev, ka thënë të premten se aleatët e Ukrainës përballen me “zgjidhje të thjeshtë”.

“Tanket për Ukrainën janë tanke për lirinë”, ka thënë Yuriy Sak për transmetuesin britanik, BBC.

Nëse nuk na dërgohen këto tanke, shtetet tjera një ditë “mund t’i përdorin vetë” kundër Moskës, ka paralajmëruar ai.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë.

Mirëpo, ministri i ri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se nuk është në dijeni të kushteve të tilla.

Në mbrëmjen e së enjtes, Gjermania ka thënë se pozicioni i saj do të jetë më i qartë në orët e ardhshme, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Zelensky e ka kritikuar disa herë rezistencën e Berlinit për të dërguar tanke, ashtu sikurse sugjerimet se SHBA-ja dhe Gjermania planifikojnë të dërgojnë tanke vetëm nëse shtetet tjera veprojnë njëjtë.

“Nuk mendoj se kjo është strategjia e duhur”, ka thënë Zelensky, duke bërë thirrje për marrjen e vendimeve “të fuqishme” të premten.

Gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, David Petraeus, ka thënë se ekzistojnë dyshime të bazuara në Uashington sa i përket dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë, sepse ato vështirë mirëmbahen dhe kanë një turbinë reaktive.

Ai i ka thënë BBC-së se është e domosdoshme që secili donacion perëndimor të bëhet “mjaftueshëm herët, në mënyrë që ushtarët ukrainas të mund të trajnohen”.

Rusia, në anën tjetër, ka paralajmëruar shtetet e Perëndimit për dërgimin e tankeve në Ukrainë, duke thënë se diçka e tillë përbën përshkallëzim “jashtëzakonisht të rrezikshëm” të konfliktit.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Tanket nuk janë pjesë e paketës së ndihmës, mirëpo Petangoni ka premtuar dërgimin e pajisjeve tjera si Bradley, Stryker, Avenger e tjera.

Ky njoftim pasoi zotimin e nëntë kombeve evropiane se do të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin./teksti: REL/ Titulli: Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?