Pendarovski në Davos: Ballkani Perëndimor është më i rrezikuari nga Kremlini

Pendarovski në Davos: Ballkani Perëndimor është më i rrezikuari nga Kremlini

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë fjalës së tij në një panel të Forumit Botëror Ekonomik  në Davos ka folur për rrezikun që Ballkanit Perëndimor i kanoset nga ana e Rusisë. Ai ka përmendur rastin e Veriut të Kosovës dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas tij, Kremlini përmes propagandës e sidomos […]

Ai ka përmendur rastin e Veriut të Kosovës dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas tij, Kremlini përmes propagandës e sidomos lajmeve të rreme përpiqet që të krijojë tensione në rajon.

“Një përshkrim i shkurtër. Kemi dy pika të nxehta ose të brishta kohë pas kohe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është Republika Srpska brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Ajo që po bën regjimi i Putinit, shumë vite më përpara, jo vetëm që nga koha kur ka filluar lufta në Ukrainë, është tentimi për t’i provokuar njerëzit atje, në mënyrë që të cenojë integritetet e këtyre dy vendeve. Që të flasim realisht, gjatë vitit të fundit propaganda ruse, lajmet e rreme, propaganda politike, kërcënimet hibride dhe sulme të tilla nuk janë intensifikuar sepse regjimi i Putinit është krejtësisht i preokupuar për ta sulmuar Aleancën Perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë. Por, aktorët lokalë që nuk janë shumë të lumtur me marrëveshjet e ashtuquajtura të paqes që janë arritur vitet e 90’ta janë duke e bërë këtë punë dhe kohë pas kohe provokojnë me retorikë nxitëse duke shkaktuar trazira në këto dy vende. Supozimi dhe gjykimi nim është që nëse Rusia do ta shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina (që është teatri kryesor i luftës dhe propagandës), atëherë Ballkani Perëndimor është cak më shumë se vendet e Baltikut. Pra duhet të kemi kujdes për këtë si aleancë perëndimore si aleancë e NATO’s dhe si anëtarë të BE’së apo vende kandiate për anëtarësim, sepse më duket se në pikat e ashtuquajtura të buta të arkitekturës së sigurisë paneuropiane tani, përveç Ukrainës natyrisht, Ballkani Perëndimor është më i rezikuari nga Kremlini”.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?