Peci mundohet ta mbulojë punësimin e tezakes së presidentes duke sulmuar PDK-në

Peci mundohet ta mbulojë punësimin e tezakes së presidentes duke sulmuar PDK-në

Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli ka reaguar pas punësimit të Venerë Çerkinit, vajzës së tezes së Presidentes, Vjosa Osmani, ku për këtë Periskopi pati raportuar ditë më parë. Lexo edhe: https://www.periskopi.com/kandari-milimetrik-i-pecit-per-nje-kime-fiton-pune-ne-ministri-cika-e-tezes-se-presidentes/ Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë pozitë […]

Koordinatori i Departamentit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Naim Ismajli ka reaguar pas punësimit të Venerë Çerkinit, vajzës së tezes së Presidentes, Vjosa Osmani, ku për këtë Periskopi pati raportuar ditë më parë.

Lexo edhe: https://www.periskopi.com/kandari-milimetrik-i-pecit-per-nje-kime-fiton-pune-ne-ministri-cika-e-tezes-se-presidentes/

Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë pozitë Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili ka thënë se i kanë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore.

“Marrja rri e i zoti nuk e le! Na paska iluminuar PDK-ja se si duhet udhëhequr bujqësia. Më trego zotëri Ismajli se ku kam interferuar si ministër, teksa janë ekzekutuar 70 milionë euro grante e subvencione, pa asnjë shkelje ligjore, me adresë tek bujqit meritorë e jo tek ata të xhipave, banesave e maleve për grurë!” – ka shkruar ai.

Peci me një postim në Facebook, ka thënë se ‘kur flet PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit!’

“Zyrtarë në burg e miliona para kesh, të kapura në flagrancë gjatë marrjes së ryshfetit në Ministrinë e Bujqësisë kanë autorë dhe ideatore PDK-në. Gjatë udhëheqjes suaj dekadëshe kani menaxhuar me bujqësinë në mjegull, dhe si mos më keq, duke mos aprovuar asnjë ligj të vetëm për 9 vite rresht. Kur flet edhe PDK-ja për korrupsion dhe abuzime, marrja e Zotit! Po patët dëshirë, do t’ua listoj shkeljet ligjore me dhjetra e qindra raste, me abuzime e shkelje ligjore në po aq raste me shifra milionëshe. Aktualisht po merremi me pronat e vilat e ndërtuara në toka të shtetit e këtu, nuk i dihet, mbase dalin emra të njohur për PDK-në dhe gjithë Kosovën. Me fjalë të tjera, mos e shprushni marren!” – ka shkruar Peci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?