Pas më shumë se 2 orëve, përfundon takimi i Kurtit me pesë emisarët

Ka përfunduar takimi i emisarëve ndërkombëtar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Takimi ka nisur në orën 10:00 dheka zgjatur mbi dy orë e gjysmë. Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i përshpejtuar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në takim me Kurtin ishin përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav […]
Takimi ka nisur në orën 10:00 dheka zgjatur mbi dy orë e gjysmë. Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i përshpejtuar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takim me Kurtin ishin përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltari diplomatik i Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Eu♪7roaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ata që të gjithë erdhën në Kosovë me një aeroplan të qeverisë gjermane.












