Parlamenti Evropian në mars voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian në mars voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në fund të muajit mars ose gjatë prillit Parlamentit Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prillit, Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Përmes një përgjigjeje […]

Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prillit, Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Përmes një përgjigjeje me e-mail, kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të enjten ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin në javët në vijmë, e që do të çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fund, duhet të votojnë edhe ministrat e brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, kur edhe përfundojnë procedurat e votimit dhe vendimi shpallet në Gazetën Zyrtare.

Sipas vendimit tashmë të dakorduar, qytetarët e Kosovës do të gëzojnë lëvizjen e lirë pa viza, paralelisht me funksionalizimin e sistemit informativ evropian ETIAS, e në çdo rast kjo do të ndodhë jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Ndryshe, liberalizimi i vizave do t’ua mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si Zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane. Kosova aktualisht është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?