Pacolli demanton Gërvallën për Togon: S’ka pasë tërheqje të njohjes më 2019, unë kam pasë raporte të mira me ta

Pacolli demanton Gërvallën për Togon: S’ka pasë tërheqje të njohjes më 2019, unë kam pasë raporte të mira me ta

Republika e Togos të hënën njoftoi se kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës. Edhe atë nga lokacioni Serbi. Është ministri i Jashtëm, Robert Dussey që tha se tërheqja është “përfundimtare”. Pas këtij raportimi reagoi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke drejtuar gishtin drejt Behgjet Pacollit. Ajo deklaroi se ç’njohja e Togos nuk […]

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, në një prononcim për Periskopin ka demantuar ministren Gërvalla, duke thënë se Togo s’ka bërë tërheqje të njohjes më 2019. Përkundrazi, z. Pacolli thotë se në kohën e tij ka pasur raporte shumë të mira me të njëjtit.

“Unë nuk dua të hy në polemikë me zonjën Gërvalla, ajo e përfaqëson këtë dikaster e ajo të mendon si me i ruajt gjegjësishtë si me i shtuar njohjet e Kosovës”.

“Nuk ka pas tërheqje të njohjes por propagandë të Serbisë, unë kam pas relacione shumë të mira me ta”, tha Pacolli për Periskopin.

Kujtojmë se njohjen e Kosovës nga Togo e solli më 2014 ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ku së bashku me homologu i tij togolez, Robert Dussey kishin nënshkruar në Prishtinë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pak javë pas njohjes zyrtare që ky shtet i kishte bërë pavarësisë së Kosovës.

Periskopi sot gjatë ditës kontaktoi edhe me z. Hoxhajn, dhe i njëjti është përgjigjur vetëm shkurt.

‘’Po unë e kam sjellë atë njohje’’.

Hoxhaj më pas reagoi reagoi edhe përmes rrjetit social Facebook duke thënë se Qeveria duhet të sqarojë nëse vendit tonë i janë tërhequr disa njohje.

Hoxhaj thotë se “tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre!”

“Njohja e shtetit është një akt politik dhe legal kur një shtet vendos për ta njohur një shtet të ri – sikurse Togo që njohu Kosovën më 2 korrik 2014, pas vizitës që i kisha bërë Togos si ministër i jashtëm më 20 janar 2014”, ka shkruar Hoxhaj.

“Me njohje, shtetet gëzojnë të drejtën të vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtete të tjera – sikurse ndodhi me 21 korrik. Pak javë pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, kisha nënshkruar në Prishtinë së bashku me ministrin e jashtëm të Togos marrëveshjen për marrëdhëniet diplomatike në mes të dy shteteve. Njohja është një parakusht bazik që të nënshkruhen marrëveshje dy apo shumëpalëshe dhe që një vend të merr mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – sikurse e ka mbështet Togoja shtetin tonë!”, tha ai.

Më tej Hoxhaj ka shkruar se “kur një shtet në rrafshin bilateral e tërheq njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit, sikurse Togo dje, duke marr vendim politik, përcjellë qëndrim me shkrim përmes notës verbale dhe lëshon komunikatë publike në Beograd, është goditje në zemër pozitës ndërkombëtare të shtetit tonë dhe një skandal i madh i politikës të jashtme të dështuar të Kosovës”.

“Tërheqja e disa njohjeve ka ndodhë dhe mjerisht do të ndodhë, sepse Serbia po i bënë fushatë të egër Kosovës kudo, ndërsa askush nga Qeveria Kurti as nuk i viziton shtetet që kanë njohur pavarësinë, as nuk mbajnë komunikim të rregullt diplomatik me këto vende, as nuk i thërret në telefon askush, as nuk e dijnë se ku gjenden në hartë, çfarë flamuj kanë ose si quhen kryeqytetet e tyre! Nuk kanë as strategji, as plane në këtë luftë diplomatike kundër Serbisë, por dorëzim dhe nënshtrim të plotë ndaj saj! “

“Sa kam qenë ministër i jashtëm, zyrtarisht Kosovën e kishin njohur 115 shtete. Sot, qeveria duhet të sqarojë nëse Kosovës i janë hequr disa njohje! Ka të bejë me interesin vital të Kosovës dhe përgjegjësinë e mbajnë Presidentja, Kryeministri dhe ministrja e jashtme për këtë dështim!”, ka shkruar Hoxhaj.

“E nëse mendoni që po flas sepse jam opozitë dhe jo nga keqardhja për goditjen që po e pëson Kosova, jam i gatshëm të jem edhe më konkret rreth kësaj teme, duke nxjerr liderët institucionalë gënjeshtarë të mirëfilltë, të tillë sikurse ishin dhe janë! Ata nuk kanë nevojë ta nxjerrin inatin dhe mllefin përbrenda që kanë kundër opozitës brenda Kosovës, por duhet të heqin dorë nga betejat e humbura të fëmijërisë politike dhe të hartojnë një strategji e plane për luftën e egër diplomatike të Serbisë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Serbia e ka kundërshtuar atë dhe ka tentuar që të bindë shtetet që të mos e njohin Kosovën, ose të tërheqin njohjen.

Pavarësisht se Serbia shpesh ka njoftuar për tërheqjen e njohjes, ekspertët kanë thënë se sipas normave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare nuk mund të tërhiqen njohjet.

Serbia ka nisur fushatën për çnjohje që nga viti 2017. Ndërkaq, që nga pavarësia, tenton të bllokojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata dhe mekanizma ndërkombëtarë. /Periskopi/

Hoxhaj e solli njohjen nga Togo, për tërheqje u njoftuam në kohën e Gërvallës, Gërvalla ia gjuan topin Pacollit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?