Paçarizi për moskalimin e Trust-it: Kur shteti forcohet distancohet nga qytetarët

Opinonisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se qeveria tregoi forcën e saj me mos votimin e Projektligjit për tërheqje të një përqindjeje të mjeteve nga Trusti. Paçarizi, në Klan Kosova, tha se kryeministri, Albin Kurti dhe qeveria kur vlerësojnë se janë forcuar shumë distancohen nga qytetarët – njësoj siç vepruan edhe sot. “Ajo që e tregon më […]
Opinonisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se qeveria tregoi forcën e saj me mos votimin e Projektligjit për tërheqje të një përqindjeje të mjeteve nga Trusti.
Paçarizi, në Klan Kosova, tha se kryeministri, Albin Kurti dhe qeveria kur vlerësojnë se janë forcuar shumë distancohen nga qytetarët – njësoj siç vepruan edhe sot.
“Ajo që e tregon më së qarti arsyeje se pse nuk është votuar sot Trusti, arsyet ekonomike unë nuk i di, por ishte një fjalim i cili në planin programatik dhe politik tregon se çfarë ka me ndodhë sot. Ishte një deputet që tha se kur shteti forcohet distancohet nga qytetarët. Zotëri Kurti dhe qeveria e ti është e bindur se shteti është forcuar aq shumë sa tashmë distancohet nga qytetarët”.
“Edhe në grevën e mësimdhënësve njësoj qeveria ka treguar forcë që ‘ne ju shkelim me këmbë kur duam’ edhe njëherë, sot, e dëshmuan forcën e shtetit dhe qeverisë që ju treguan qytetarëve se ju na keni zgjedhë por ne vendosim për ju” tha Paçarizi.












