Një person gjendet pa shenja jete afër lumit Sitnica, Policia jep detaje

Një person raportohet të jetë gjetur pa shenja jete sot në rajonin e Mitrovicës. “Vdekja e dyshimtë” e këtij personi është raportuar rreth orës 16:50. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë se si fillim është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, një person është gjetur pa […]
Një person raportohet të jetë gjetur pa shenja jete sot në rajonin e Mitrovicës.
“Vdekja e dyshimtë” e këtij personi është raportuar rreth orës 16:50.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë se si fillim është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, një person është gjetur pa shenja jete.
Personi në fjalë ishte i moshës madhore.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”,tha Zaiti.
Po ashtu ai theksoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.












