Nagavci: Nxënësit e prekur nga vërshimet do njoftohen nëse do mbahet mësimi të hënën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se si Ministri janë duke e përcjellë me kujdes të veçantë situatën pas reshjeve në disa rajone, dhe se në kontakt të vazhdueshën me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente si dhe drejtorët e DKA-ve, nxënësit në rajonet e prekur do të informohen me kohë nëse do […]
“Për shkak të reshjeve të mëdha në vendin tonë, të cilat kanë sjellë vërshime në disa komuna, është pamundësuar mbajtja e procesit mësimor në disa shkolla. Zyrtarët e MAShTI, të premten, kanë qëndruar në disa shkolla për të parë nga afër gjendjen e krijuar për shkak të reshjeve, si dhe dëmet e shkaktuara në objekte shkollore”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Nagavci tha se janë në kontakt me drejtorët e DKA-së, për t’u informuar në detaje për çdo zhvillim në komunën e tyre.
Bazuar në të dhënat e MASHTI, komunat të cilat nuk kanë mbajtur mësim sot dhe kanë pësuar dëme për arsye të reshjeve të shiut janë:
Disa shkolla në Podujevë, Viti, Mitrovicë, Skënderaj, Pejë, Istog, Klinë dhe Zubin Potok nuk kanë zhvilluar sot procesin mësimor ose e kanë bërë atë në kushte të vështira, për shkak të reshjeve që kanë shokuar vendin.












