Mohimi i masakrës së Reçakut nga Serbia, Ranta: Mërzitem kur shoh informacione të pavërteta

Ekpsertja finlandeze e forenzikës, Helena Ranta thotë se ndjehet e mërzitur kur dëgjon të pavërteta që dalin nga Serbia apo edhe propagandohet prej tyre rreth Masakrës së Reçakut. Në një intervistë ekskluzive për Periskopin, znj. Ranta, ka thënë se qëllimi kryesor i saj ishte për të parë nëse në Reçak ishin civil ata persona që […]
Në një intervistë ekskluzive për Periskopin, znj. Ranta, ka thënë se qëllimi kryesor i saj ishte për të parë nëse në Reçak ishin civil ata persona që u vranë nga serbët.
“Do të doja të ritheksoja se ne nuk jemi gjyqtarë. Qëllimi kryesor ishte për të parë nëse ishin civilë personat në kohën e vdekjes së tyre. Ne nuk kemi informata për të kaluarën e tyre të mëparshme. Studenti im i doktoraturës- një avokat- është duke e përfunduar temën e tij mbi misionin tonë. Ndihem e mërzituar kur shoh informacione të pavërteta që qarkullojnë në media”, tha Ranta për Periskopin.
Intervistën e plotë të znj. Ranta për Periskopin e gjeni në linkun më poshtë:












