Ministri ukrainas: Ne jemi anëtar de facto i NATO-s

Ministri i Mbrojtes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se shteti i tij, është një anëtar de facto i aleancës ushtarake NATO. Kjo pasi sipas tij vendet perëndimore, që dikur kanë qenë të shqetësuara se ndihma ushtarake e tyre për Ukrainën mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, kanë ndryshuar “mënyrën e tyre të […]
Kjo pasi sipas tij vendet perëndimore, që dikur kanë qenë të shqetësuara se ndihma ushtarake e tyre për Ukrainën mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, kanë ndryshuar “mënyrën e tyre të të menduarit”.
Në një intervistë për BBC, Reznikov ka thënë është i sigurt se Ukraina do të marrë armët e kërkuara nga shtetet anëtarë të NATO-s, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë, pasi si Ukraina, ashtu edhe Rusia, po përgatiten për ofensiva të reja në pranverë.
“Ukraina si një vend dhe forcat e armatosura të Ukrainës, u bënë anëtare të NATO-s, de facto, jo de jure, me ligj. Sepse ne kemi armë dhe e dimë se si t’i përdorim ato”, ka thënë ai.












