Memli Krasniqi viziton Skenderajn: Dëmet janë milionëshe, kërkoj nga qeveria kompensimin e tyre

Përmbytjet në Skenderaj që shkaktuan dëme në infrastrukturë, ekonomi familjare, biznese dhe automjete, tejkalojnë vlerën miliona euro, kështu theksoi kryetari i kësaj komune Fadil Nura. Ai theksoi se janë formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve. Për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i […]
Ai theksoi se janë formuar komisionet për vlerësimin e dëmeve.
Për t’i parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj, ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili kërkoi nga qeveria kompensimin e miliona euro të shkaktuara nga përmbytjet e djeshme.
“Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Dëmet materiale kapin shumën milionë euro, për çka kërkoj nga qeveria kompensimin e tyre”, tha ai.
Komuna e Skënderajt ka themeluar 11 komisone komunale me nga pesë anëtarë secili të cilët do të dalin në teren për të për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Ky vendim u mor në takimin e sotëm të Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, me Bordin e Drejtorëve.
“Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur gjatë ditës së djeshme, si pasojë e situatës që kërkon reagim të menjëhershëm në teren, sot një pjesë e shërbimeve komunale është e pamundur të ofrohen. Komuna e Skenderajt njofton se nuk do të ketë orar të punës për Ekzekutivin komunal, deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të tërësishëm të dëmeve materiale.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skënderajt.
Komuna i ka kërkuar qytetarëve që të ruajnë provat (video-xhirim, fotografi) të dëmeve të pronave të luajtshme dhe të paluajtshme.












