Mediu: Narrativa që përdor sot Serbia për Kosovën është e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë

Mediu: Narrativa që përdor sot Serbia për Kosovën është e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë

Kryetari i Partisë Republikane në Shqipëri dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë atje. Mediu tha se e sheh si të mirë mbledhjen, pasi sipas tij, Shqipërisë i duhet një strukturë e posaçme që bën analizen e duhur sa i përket çështjeve të sigurisë. Ai foli […]

Mediu tha se e sheh si të mirë mbledhjen, pasi sipas tij, Shqipërisë i duhet një strukturë e posaçme që bën analizen e duhur sa i përket çështjeve të sigurisë.

Ai foli edhe për situatën në veri të Kosovës, ku tha se qasja që po ndjek Serbia është e njëjtë me atë që ndoqi Rusia në Ukrainë.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, koncepti i sigurisë shikohet në një këndvështrim tjetër, nuk është thjesht një koncept mbrojtjeje, ose inteligjence. Jemi në një rajon ku pritet dhe është e mundshme që të ketë konflikte, konflikte të hershme, por edhe konflikte të reja”.

“Edhe Shqipëria nuk është një vend jashtë problemeve, duke qenë një vend i NATO-s. Le të shohim atë që ndodh në veri të Kosovës, që është një provokim permanent i Serbisë. Narrativa që përdor sot Serbia është e njëjta e përdorur nga Rusia në Ukrainë”, është shprehur Mediu, shkruan A2cnn.

Sipas Mediut, është e nevojshme që të shikohet se si mund të frenohet një inteferencë, penetrim të influencës ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, e cila sipas tij është shumë prezente sot, me media, me ushtri, me ekonomi.

“Forcimi i këtyre pozitave në rajonin e Ballkanit është në dëm të interesave tona kombëtare. Prandaj mendohet që Procesi i Berlinit është një proces më i qenësishëm, sepse kemi nevojë që jo vetëm të kemi qasje më të mirë me BE, por edhe për të frenuar ato gjëra, të cilët nëse fillon procesi, do të jetë pak më e vështirë për t’i frenuar”.

“Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm për të përcaktuar se kush janë partnerët tanë. Kjo është një çështje reale, që duhet të na shqetësojë. Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje e një qeverie, e një Presidenti, e një momenti të caktuar, por është çështje vazhdimësie dhe si e tillë do duhet të ndërtojmë një strategji tonën të sigurisë kombëtare”, është shprehur Mediu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?