“Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, Shqipëria nis ushtrinë drejt Kosovës pas vërshimeve

Shqipëria ka vendosur t’i ndihmojë Kosovës pas situatës së rëndë të krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve intensive disaditore. Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës. “Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në […]

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.

Ai ka publikuar një video të makinerive që janë dislokuar në Kukës, gati për t’u nisur drejt Kosovës.

Videon e njëjtë e ka publikuar edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, ka shkruar ai.

Vërshimet e ditëve të fundit kanë prekur disa komuna të Kosovës, por në masë më të madhe janë dëmtuar komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Istogut dhe Klinës.

FSK, por edhe qytetarë vullnetarë, kanë ndihmuar deri tani shumë banorë të këtyre komunave, pronat dhe shtëpitë e të cilëve janë përmbytur nga ujërat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?