Martin Berishaj tha dje se nuk e njeh kryeministrin slloven, ndërkohë para dy muajve: E njoh gjithë klasën politike në Slloveni

Martin Berishaj tha dje se nuk e njeh kryeministrin slloven, ndërkohë para dy muajve: E njoh gjithë klasën politike në Slloveni

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci që po hetohet për deklarim të rrejshëm të pasurisë, shpëlarje parash dhe evazion fiskal nga prokuroritë në Kosovë, ka shkruar sërish në Facebook dhe Twitter rreth skandalit financiar që lidh atë me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob. Berishaj shkroi dje se asnjëherë në jetë nuk është takuar me […]

Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci që po hetohet për deklarim të rrejshëm të pasurisë, shpëlarje parash dhe evazion fiskal nga prokuroritë në Kosovë, ka shkruar sërish në Facebook dhe Twitter rreth skandalit financiar që lidh atë me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Berishaj shkroi dje se asnjëherë në jetë nuk është takuar me Golob prandaj edhe lidhja e tij me të është “lajm i rrejshëm”.

“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet”, shkroi Berishaj.

Predsednika Vlade Republike Slovenije g. Roberta Goloba, ne poznam, nikoli ga v življenju nisem srečal, in nikdar nisem bil v stiku z njim, zato ne glede na to, kolikokrat boste reciklirali lažno novico, ona bo lažna! @STA_novice @Delo @RTV_Slovenija @Pop @24ur_com

— martin berishaj (@MartinBerishaj) January 22, 2023

Megjithëkëtë, në para Komisionit Hetimor Parlamentar ku ka raportuar para afro dy muajsh, Martin Berishaj, deklaron kështu (nga 0:43 e tutje): 

“Në kulmin e debatit i cili po zhvillohej e unë duhet të shtoj se qysh në moshën 16 vjeçare në Slloveni atje kam studiu, kam punu gjatë kohë si profesor, dhe na njifemi domethënë me gjithë klasën politike  në Slloveni, prej kryetarit ish-kryetarit të shtetit që ka qenë domethënë shok i klasës time, prej kryetarit të qeverisë e kështu me radhë, po këto nuk kanë lidhje të mëdhaja”, deklaronte Berishaj para dy muajsh. 

Nga ajo që tashmë është raportuar nga mediat, Berishaj nga viti 2015 deri në vitin 2022 është paguar me shuma të majme nga kompania e energjisë elektrike GEN-I dega në Beograd për konsulencë rreth energjisë, përkundër se me profesion është profesor i shkencave politike.

Dyshohet se Berishaj ishte pjesë e një skeme të shpëlarjeve të parave, të cilat përmes fizkulturave fiskale niseshin nga GEN-I në Slloveni, të cilën e udhëhiqte në atë kohë kryeministri aktual slloven Golob, shkonin në degë të GEN-I sic është ajo në Serbi dhe nga aty paguheshin persona si Berishaj që më pas t’i kthenin sërish në Slloveni për t’i dërguar përufndimisht në bursa të ndryshme nëpër botë.

Informacionet e fundit janë se Berishaj me një pjesë të atyre parave ka financuar fushata elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, koalicion që fitoi zgjedhje

Berishaj pas zgjedhjeve nga ky koalicion do emërohej ambasador në Kroaci.

Ai ka pranuar në deklarimin e tij para deputetëve në komisionin parlamentar se ka kompani në Mal të Zi të cilën nuk e kishte deklaruar në Kosovë dhe gjithashtu se është paguar nga GEN-I Beograd./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?